Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër teknik Emill Demitriev ka arritur në Prokurorinë Speciale Publike ku sipas informacioneve duhet të rrëfehet në lidhje me rastin “Talir”.
Dimitriev në PSP ka ardhur me avokatin Nikolla Dodevski i cili mbron pjesën më të madhe të të dyshuarve në rastet që i udhëheq PSP.
Kujtojmë se PSP ka dorëzuar ftesa për 14 të dyshuar në rastin “Talir”. I dyshuari i parë në këtë rast është kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski.
Rasti “Talir” ka të bëj me hetimin për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së./Almakos

