Me urdhër të Prokurorisë Publike sot në Shkup janë arrestuar Tridhjetë e gjashtë persona që akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet të cilat ndodhën më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Njëri ndër të arrestuarit është Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, si dhe deputet dhe pjestarë të tjerë në ngjarjen e dhunshme.
Sipas Kreytari të Kuvendit Talat Xhaferi thotë se nuk diskutohen kompetencat e prokurorisë publike, por që është bërë shkelje procedurale. Ai ka theksuar se me veprinim e bërë, prokuroria nuk ka vepruar në pajtim me nenin 64 të kushtetutës dhe me nenet 51 deri në 59 të rregullores së Kuvendit. Sipas tij, parprakisht është dashur të dërgohet kërkes deri tek insitucioni përkatës, gjegjësisht Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetëve.
Juristi Naser Ziberi, duke komentuar arrestimin e deputetëve thotë se ata gëzojnë imunitet dhe për caktimin e çfarëdo mase ndaj tyre, gjykata duhet të njoftojë dhe të kërkojë lejen e Kuvendit.
Artan Grubi në lidhje me ngjarjet e sotme dhe arrestimet e disa deputetëve tha se nëse guxon që të arrestohen deputetë duhet të prononcohet kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për çështje procedurale dhe mandatare imunitare.
“Pasi të njoftohet Kuvendi, mendoj se organet kuvendore do të mblidhen për të vlerësuar si të vazhdohet më tutje”, tha Grubi. Ai ka shtuar se të gjithë ne së bashku duhet të japim kontribut për qetësim e jo për ndezje të situatës, por duhet t’i respektojmë të gjitha institucionet Prokurorinë, policinë, politikanin, deputetin, partitë politike“Të japim kontribut ndaj qetësimit të situatës dhe daljes në shesh të së vërtetës për atë që ka ndodhur”, tha deputeti Grubi.
D.K
Almakos.com