Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në Click Plus në tv21, ka treguar edhe shkakun kryesor se pse BDI-ja nuk ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE nuk ka pasur gadishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, theksoi Talat Xhaferi.
Ai theksoi se që nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për opsinionin e dytë që e shtroi BDI në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicionim me LSDM-së, poqëse ai i pranon deklaratën dhe platformën shqiptare.
VMRO-DPMNE është konsumu, nesër nisin bisedimet për opsionin e dytë.
“Deri sa nuk kemi arritur të formojmë shumicën me VMRO-DPMNE, dmth se është konsumu. Tani do të fillojmë bisedimet për opsionin e dytë, dhe atë që nesër fillojnë bisedimet në selinë e BDI-së”, theksoi Xhaferi.

