Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka shpreh urime të sinqerta me rastin e festës së Fiter Bajramit.
“Është kënaqësi që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të drejtoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, festë e cila vjen menjëherë pas agjërimit të Ramazanit dhe është shpërblim për sakrificën individuale të besimtarëve mirëpo, edhe për solidaritetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë kolektiv të të gjithë qytetarëve, pa dallim në përkatësinë e tyre etnike, fetare apo politike. Uroj që kjo festë t’ju gjejë në shëndet të mirë, në mirëqenie në shtëpitë tuaja dhe harmoni në rrethin familjar. Këto janë kohëra të sfidës historike dhe sprovave për Republikën e Maqedonisë dhe prandaj dëshiroj që ndër të gjithë qytetarët të mbisundojë urtësia, mirëkuptimi dhe largpamësia. Së bashku, të bashkuar, jemi më të fuqishëm, më të mençur dhe do të jemi era që do e çojë Republikën e Maqedonisë në kahun e vërtetë, dhe ky është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe në BE, pjesë e natyrshme dhe civilizuese e familjes evropiane dhe vlerave evropiane”, u shpreh Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

