Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është në takim me ambasadorin e SHBA-së, Xhejs Bejli. Një orë më vonë Xhaferi pritet të takohet edhe me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.
Zhvillimet aktuale politike dhe vënia në funksion të sërishëm të Kuvendit pritet të jenë temë e bisedimeve mes kryeparlamentarit dhe ambasadorët.
Për momentin nuk janë paralajmëruar deklarata, megjithatë pritet të ketë informacione pas mbarimit të takimeve.

