Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot dhe nesër në Shipan të Kroacisë, do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga ana e Aleancës Atlatike të Kroacisë dhe Fondacionit Hans-Sajdel Shtiftung, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO).
Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, Xhaferi, në kuadër të Konferencës, do të mbajë ligjeratë me temë “Sfidat bashkëkohore të Hapësirës transatlantike të sigurisë”, para rreth 30 liderëve të rinj nga Kroacia dhe vendet e rajonit.