Kryeparlamentari Talata Xhaferi, sot ka ia ka tërhequr vëmendjen presidentit Gjorge Ivanov se nëse për së dyti nuk dekreton marrëveshjen për emrin, atëherë marrëveshja dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve do të botohen sëbashku në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit.
“Nëse për të dytën herë Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për Emrin, atëherë ajo bëhet praktikë. Ne presim që të ratifikohet për të dytën herë, por në rast se e njëjta nuk nënshkruhet për të dytën herë, atëherë ligji i gjuhëve shkon në pakon me Marrëveshjen”, deklaroi Xhaferi në takimin me gazetarët.
Ai tha marrëveshja për emrin, do të kthehet në seancë plenare për rivotim javën e ardhsme, pasi këtë javë presidenti refuzoi ta dekretojë.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të rivotohet nga shumica absolute e deputetëve, gjegjësisht atë duhet ta mbështesin të paktën 61 deputët. Pas rivotimit, dokumenti përsëri dërgohet tek presidenti për t’u dekretuar dhe sipas Kushtetutës, ai është i detyruar ta formosë.
Xhaferi i bëri thirrje presidetit të reflektojë, sepse vendi falë kësaj marrëveshje ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
Lidhur me zbatimin e referendumit ai tha duhet të ndiqen të njëjtat procedura ligjore si për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa për ndryshimet kushtetuese të parapara në marrëveshjen me Greqinë, nevojiten të paktën rreth 4 muaj.
Përgatit: Evi Shkopi
Almakos.com