Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin ‘360 shkallë’ në Alsat-M krahas shumë çështjeve që ndërlidhen me punën e parlamentit ka folur edhe mbi ngjarjet tek Lagja e Trimave.
“Deputetët flasin mes vete edhe për këto çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një iniciativë e tillë, parlamenti do të procesojë rastin deri në fund dhe nëse shumica parlamentare sjell vendim për formimin e një trupi të tillë sigurisht që i njejti trup do ketë ingerenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i funksionit politik apo ekzekutiv, në asnjë rast parlamenti nuk ka ingerenca hetuese apo gjyqësore që të gjykojë lidhur me ndonjë rast”, ka deklaruar kështu Xhaferi.
Sipas tij, sinjal pozitiv është që qeveria ka gadishmëri që të përfshijë ekspertë ndërkombëtarë të shqyrtojnë këtë rast të ndieshëm.