Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në seancën e sotme parlamentare ka bërë disa skandale të njëpasnjëshme. Fillimisht nuk i ka futue në rend dite dy propozim ligjet e Aleancëa për Shqiptarët, atë për arsim fillor dhe të mesëm dhe ligjin për lojrat e fatit. Nga ana tjetër në mënyrë eksprese ka përfshirë propozime të shumicës të cilat janë dorëzuar shumë më vonë se propozimet e ASH-së.
Për këtë shkak kordinatorja, Ilire Dauti, kërkoi ndërhyrje procedurale gjatë diskutimit për rendin e ditës, por edhe pse Rregullorja i jep këtë të drejtë kordinatores, Xhaferi nuk i dha fjalë, por tentoi që fjalë ti jep ministres për punë dhe politikë sociale. Ashtu siç mundëson Rregullorja, kordinatorja e ASH-së, doli në foltore dhe pas reagimit të deputetëve të opozitës, ministrja ndërpreu fjalën dhe Xhaferi u detyrua të dorëzohet.