Tregtarët në Bit Pazar të Shkupit thonë se ende nuk ndjehet ndonjë ndikim nga kjo masë, por nëse vazhdon kjo gjendje atëher mund të paraqiten probleme.
“Te malli ka ndikim, por ndikim ka pas edhe para se të bëhet kjo çështja e doganës. Nuk ka dallim te çmimet”…
“Çmimet nuk kanë luajtur aspak. Por tregu nuk ka puna, ja i thatë është, popull që vijnë dhe blejnë nuk ka aspak, shumë dobët. A është shkaku i Pazarit, apo i partive këtë nuk e di, njëra prej këtyre është”…
“Nuk ka ndikuar shumë tek ne sepse ajo është çmimet janë përafërsisht të njejta, po them për tregun tonë. Ska dallim aspak sa e shoh unë tash, por ndoshta më von mund të ketë probleme”, shprehen tregtaret.
Institucionet qeveriate të Maqedonisë presin që qeveria e Kosovës ta tërheqë masën e vendosur me çfarë do të tejkalojnë kontestin.
Nga ministria e Bujqësisë theksojnë se të mërkurën do të ketë takim të përbashkët të ministritve nga rajoni ku do të kërkohet model i përbashkët si të tejkalohet ky problem me Kosovën.
“Nëse nuk tejkalohet problemi të mërkurën, ditëve në vijim ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, do të takohen me kolegët e tyre nga Kosova. Do të kërkohet mënyrë për tejkalimin e gjendjes. Qëllimi është shfuqizimi i vendimit dhe mundësimi i lëvizjes së shpejtë të mallrave dhe shërbimeve si dhe shkëmbimi tregtar midis të dyja vendeve. Presim të arrihet marrëveshje përkatëse, ku nuk do të ketë palë të pakënaqura dhe e cila do të jetë me interes të të gjithëve”, thuhet në kumtesën zyrtare të ministries së bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
Por nga pala kosovare tashmë disa herë është theksuar se ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me Maqedoninë por ndaj të gjitha vendeve dhe i njejtë është marrur për të mbrojtur tregtarët, bujqit dhe prodhimet vendore kosovare.
ERSAN PAJAZITI