Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni, Methju Nimic, takoi kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend. Më pas do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, është paralajmëruar se Nimic do të adresohet në një konferencë shtypi, ndërsa tani për tani nuk ka paralajmërime për takime tjera zyrtare.
Dje pasdite, Nimic takoi presidentin Gjorge Ivanov, kabineti i të cilit njoftoi se është shqyrtuar gjendja aktuale në bisedimet për tejkalimin e çështjes së emrit.

