Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë zhvilluar një takim larg syve të opinionit dhe larg kamerave. Takimi është mbajtur në zyrat e grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvend.
Zyrtarisht nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë, por nga LSDM kanë brifuar se takimi ka qenë i rastësishëm dhe i paplanifikuar. Sipas burimeve brenda LSDM-së, Ahmeti dhe Zaevi kanë biseduar për format e zhbllokimit të punës së Kuvendit, por nuk njoftohet nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose përfundim në këtë takim.
Nga kjo parti nuk japin as detaje të tjera, ndërkohë që më herët deputeti Lupço Nikollovski njoftoi se LSDM ka tanimë një strategji për debllokimin e Kuvendit, por as ai nuk dha asnjë hollësi ose afat se kur do ta zbatojnë të njëjtën.