Lideri i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski në facebook ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e ASH-së, Arben Taravari.
“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e synimi strategjik i anëtarësimit në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të ardhmen e vendit sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë përveç rrugës evropiane”, njofton Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook.
Data 15.05.2025
Aktuale
- Qoku u emërua koordinator i grupit parlamentar, VLEN mbetet me 9 deputetë
- VLEN: BDI guvernatorin e pati në gojë, por tenderët në xhep
- (VIDEO) Deputetët e “Taravarit” dalin nga VLEN, nis dorëheqja e ministrave
- (VIDEO) Mexhiti dhe Ganiu në terren: Qeveria ndihmon komunat!
- FOTO/ Sherri në KZAZ-në 30 në Kashar, Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit të shkollës ku numërohen votat
- (VIDEO) Për tre vjet 457 persona humbën jetën në aksidente
- (VIDEO) Koshta: Nuk ka plan “B”, ndryshojeni kushtetutën!
- Trump: SHBA-ja duhet ta “marrë” Gazën dhe ta shndërrojë atë në një “zonë lirie”