Takimi i kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, është bazë për gjetjen e zgjidhjes e cila do të jetë jo vetëm në të mirë të të dy shteteve, por edhe të tërë rajonit dhe Europën, ka vlerësuar ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
Kontributi i qeverive në zgjidhjen e kontestin hapë mundësinë për fillimin e bisedimeve në qershor, shton euroambasadori. Ai ka thënë se shumë punë do të ndodhin në këto muaj, pasi BE është përqendruar në Ballkan dhe Maqedonia do të jetë pjesë e strategjisë së saj.
“Me të vërtetë mund të them se ky takim është lajm i mirë pasi që nëpërmjet dialogut mund të zgjidhen problemet dhe është një mundësi e mirë që gjithmonë të zgjidhen çështjet e hapura. Në disa muaj të kaluar dy qeveritë, e Maqedonisë dhe e Greqisë, kanë vendosur dialog shumë intensiv, me qëllim që të krijohet atmosferë e cila do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes”,– deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.
Ngjashëm shprehet edhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn. “Ky takim mes Ciprasit dhe Zaevit është lajm shumë i mirë. Tregon guxim, vizion dhe burrëri. Zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Europën”,– ka shkruar Han në profilin e tij në Twiter.
VMRO: Zaevi të shpalosë strategjinë
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE kanë përshëndetur takimin e kryeministrit Zaev dhe atij grek, Cipras. Ata kanë kërkuar që Zaevi të shpalosë strategjinë nëse veç më ka, ndërkat ata thonë nuk shohin irredentizëm në emrin e aeroportit dhe autostradës që Zaevi dëshiron t’i ndërrojë.
“Qytetarët e Maqedonisë në pres konferencën e djeshme dëgjuan shumë gjëra, por nuk dëgjuan se në cilin shtet është kryeministri, Zoran Zaev, dhe nuk dëgjuan gjithashtu se në cilën gjuhë flet dhe cilit popull i takon”,- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Opozita greke – kritike, shtypi me vlerësim pozitiv
Për takimin Zaev – Cipras kanë vijuar edhe reagimet nga Greqia. Opozita greke ka kritikuar bisedimet e djeshme në Davos.
Nëpërmjet një komunikate ata kërkojnë nga Cipras të mos bisedojë mbi bazat nacionale. Zgjidhja e problemit ndërmjet Greqisë dhe IJRM-së si parakusht kryesor e ka revizionin në Kushtetutë, vendit fqinj t’i ndërrohet emri i saj dhe të eliminohen pozicionet irredentiste. Është e qartë se Ciprasi nuk mund të bisedojë mbi baza të interesave nacionale, thonë nga Demokracia e Re në komunikatën e tyre.
Por, reagime pozitive ka pasur nga shtypi grek. Athina pozitivisht vlerëson takimin Cipras – Zaev, ndërkaq burimet qeveritare flasin për bisedime të sinqerta në të cilat u hapën të gjitha çështjet. Duhet të gjendet zgjidhje që do të mundësonte krijimin e bazës së raporteve mes vendeve, ka komentuar televizioni grek ERT. Në takimin e djeshëm të dy kryeministrat treguan linjat e kuqe dhe hapat e caktuar që do të kontribuojnë në ndërtimin e klimës së besimit të ndërsjellë, shkruan Katimerini.