Sot pritet që në bisedime të angazhohen edhe përfaqësues të partive politike që janë pjesëmarrës në Kuvend.
Këto bisedime janë të fokusuara për të arritur dakordim për realizimin e angazhimit të përbashkët për realizimin e reformave të kërkuara për integrimet euro-atlantike të vendit. Synohet që të arrihet pajtueshmëri sa më e lartë ndërmjet partive politike, e cila do të ndikonte pozitivisht edhe për punën e Kuvendit. Për shumë çëshje ka pajtim mes tyre, por ka edhe çështje për të cilat pushteti dhe opozita janë me qëndrime të ndara.
Ndër pikat më problematike të cilat pritet të diskutohen në këtë takim është kërkesa e partive në pushtet që diskutimet për çdo ligj të kufizohen në tre ditë, si dhe të definohen format e grupeve parlamentare. Takimit në Ohër i ka paraprirë përputhja e qëndrimeve mes grupeve parlamentare, veçanërisht për Rregulloren për punën e Kuvendit dhe për kodin etik. Takimi Jean Moone është ideuar nga tre europaralmentarët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan.
Në takim marrin pjesë deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe tre nënkryetarët. Këto bisedime do të kulminojnë me darkë zyrtare në të cilën pritet të marin pjesë kryetarët e partive politike dhe kryeministri Zoran Zaev.
Ne punimet e djeshme është diskutuar për çështjet kryesore që lidhen me Rregulloren për punën e Kuvendit, Kodi Etik dhe pavarësia e buxhetit të Kuvendit. Duke pasur parasysh se konstituimi i Kuvendit dhe pyetjet e deputetëve janë pjesë e planit 3-6-9, takimet në kuadër të procesit Jean Monnet janë llogaritur si pjesë e reformave në vend, ndërsa pritet që të kontribuojnë edhe në përmirësimin e dialogut politik në vend.