Kryeministri Zoran Zaev u takua me pjesëmarrësit në programin e Komitetit ekonomik gjerman për Evropë Lindore, ku të rinjtë ndanë përvoja nga puna e tyre në kompanitë e Gjermanisë dhe mendime për praktika të realizueshme në vendin tonë, në sektorin e biznesit, arsimit, shkencës duke pasur parasysh se ata sot jetojnë, mësojnë dhe punojnë në shtet.
Studentët me bursë në program ishin të shoqëruar nga përfaqësuesja e Njësisë ekonomike të ambasadës gjermane, Marina Serafimovska.
Në takim, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, bashkërisht është konstatuar se të rinjtë janë një nga fuqitë e rëndësishme lëvizëse të shoqërisë dhe se e një rëndësie të veçantë është motivimi i të rinjve të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ajo që është konstatuar bashkërisht është e mundur me hapjen e mundësisë për punë, me respektimin e njohurisë dhe iniciativave të tyre, si në institucionet shtetërore, ashtu edhe nga ana e udhëheqjes së kompanive.
“Republika Federale e Gjermanisë është partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në planin ekonomik dhe politik. I respektojmë përpjekjet e Republikës Federale të Gjermanisë t’i ndihmojë vendit tonë, si në planin e integrimeve, ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë edhe aftësimin e të rinjve, të cilët ardhmërinë e tyre do ta ndërtojnë në vendlindje. Qeveria është fuqimisht e përkushtuar t’i avancojë mundësitë për të rinjtë në RMV që t’i shohin perspektivat për punë dhe arsim. Këtë e bëjmë përmes orientimit me hapjen e vendeve të reja të punës, mundësive për investim në start-up sipërmarrjet, përmes fondeve për ideja inovative, tërheqjes së investitorëve të huaj dhe mundësive për punë në kompanitë më të mëdha të njohura në botë, për investimin e të cilave në vend po bisedohet. Përkushtimi në NATO dhe integrimet evropiane, është që para së gjithash t’i motivojmë të rinjtë të mësojnë dhe punojnë në vendin e tyre”, theksoi kryeministri Zaev.
Në takim, siç citohet në njoftimin zyrtar, u theksua se ka potencial te të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çka flet edhe numri prej 91 bursave të fituara të të rinjve nga vendi që nga viti 2007 deri më sot, në kuadër të Programit të paraparë për vendet e rajonit.
Programi i studentëve me bursë të Komitetit ekonomik gjerman për Evropën Lindore, realizohet në bashkëpunim me fondacionin Zoran Xhinxhiq, të mbështetur nga Ministria gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.


