https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2132745446766296/
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev një ditë pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian ka treguar gatishmëri për implementimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese në vend. Zaev gjatë pres konferencës së përbashkët me eurokomesarin Johanes Han, paralajmëroi reforma të fuqishme për dy muajt e ardhshëm, siç thotë ai me qëllim që të fitohet data për fillimin e negociatave me BE-në në qershor.
‘’Qeveria edhe më me energji do t’i udhëheq proceset reformuese në dy muajt e ardhshëm që në muajin qershor – Maqedonia të fitoj datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Do të fillojmë me zbatimin e planit të ri për dinamikën e reformave deri në fund të vitit 2018, që do të jetë e lidhur me implementimin e asaj që e kemi arritur deri më tani,’’ deklaroi Zaev.
Në anën tjetër, eurokomesari Johanes Han kërkoi nga Qeveria që të vazhdojnë me proceset reformuese, duke përmendur këtu me theks të veçant gjykatat. Han uroi qytetarët për rekomandimin për fillimin e negociatave, nëdrkaq falenderoi dhe opozitën për rolin e saj në këtë proces, raporton Almakos.
“Nuk mundem ta fsheh gëzimin për këtë të arritur pas kaq vitesh. Kjo është një rrugë për në Evropë dhe mbetet ende për tu bërë, por dhe njëher i uroj Qeversë dhe opozitës e cila përfundimisht ishte serioze në mbështetjen të këtij qëllimi nacional. Të gjitha këto na kanë sjellë deri në këtë moment të rëndësishëm për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së”, – theksoi Han.
Han lavdëroi Qeverinë për arritjet në planin 3-6-9, dhe porositi që të njejtat të zbatohen në praktikë. Sipas Han Maqedonia do të jetë model në rajon, nëse zbatimi I këtyre reformave do të jetë konkret.
Pas pëfrundimit të konferencës Han, kryeministrit Zoran Zaev i dorëzoi raportin e Komisionit Evropian. Ndryshe Han sot do të takohet dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti./Almakos
Arbnora Memeti
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2132745446766296/