Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, sot realizoi takim edhe me ambasadorët jorezidentë që e mbulojnë Maqedoninë nga Beogradi, para të cilëve e prezantoi implementimin e proceseve reformuese nga Plani 3-6-9, ndërkaq informoi edhe për prioritetet nga këto projekte prej të cilave pritet dinamikë e re e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.
Ambasadorët e Australisë, Finlandës, Kanadasë, Danimarkës, Portugalisë, Meksikës dhe Angolës, si dhe zëvendësambasadorët e Norvegjisë, Bjellorusisë, u njoftuan për nismat e Maqedonisë për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në atë kontekst kryeministri Zaev i transmetoi përvojat pozitive nga marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Kryeministri i Maqedonisë i njoftoi diplomatët edhe me riafirmacionin e bisedimeve me Greqinë.
“Për këtë çështje, si dhe për çështjet me interes strategjik të Maqedonisë, intensifikojmë proces me të cilin dëshirojmë të arrijnë konsensus me të gjithë faktorët politik në vend, përfshirë edhe opozitën”, theksoi kryeministri Zaev gjatë takimit me ambasadorët jorezidentë.
Në fund të vizitës, kryeministri Zaev u takua edhe me Dragan Shutanovac, liderin e Lëvizjes opozitare demokratike, e cila është parti simotër e LSDM-së në Parlamentin Evropian dhe me të cilën prej më herët kanë zhvilluar bashkëpunim.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonbisë ishin edhe minsitrat e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Manpevski.