Këshilli i investuesve të huaj dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë
organizojnë forum biznesi dhe takime bilaterale mes investuesve të huaj dhe kompanive vendore të cilat kanë potencial për t’u bërë furnizues të tyre.
Siç kumtoi Oda, ky aktivitet i ndërlidhjes afariste është në pajtim me Programin e Këshillit të investuesve të huaj. Mbështetja për këtë lloj bashkëpunimi është edhe një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim të një ekonomie më inkluzive dhe më integruese.
Për mundësitë dhe benefitet nga bashkëpunimi i kompanive të huaja me ato vendore, në forumin e biznesit do të flasin zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, kryetari i Këshillit të investuesve të huaj, Shtefan Peter dhe kryesuesi i Asociacionit të industrisë automobilistike pranë Këshillit të investuesve të huaj, Avram Stojçevski.
Data 09.03.2025
Aktuale
- A do të shohim iPhone-in e palosshëm në fund të vitit 2026?
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit
- Egla Ceno: Unë jam me Gjestin, djalin pa shkollë që ia kanë frikën