Ministria e Mbrojtjes ka shprehur interes të kyçet në Indeksin për Antikorrupsion të Transparency International – mbrojtje dhe siguri, nëpërmjet të cilit bëhen vlerësime të efektivitetit dhe përforcimit të kontrolleve institucionale dhe joformale në ballafaqimin me rrezikun nga korrupsioni në mbrojtje dhe institucionet e sigurisë.
Siç informojnë nga Ministria, kjo është theksuar në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska me Metodi Zajkov, sekretar i përgjithshëm i Transparency International për Maqedoninë dhe Karolina MekLahlan, menaxhere për hulumtim dhe politikë – konflikte dhe pasiguri nga zyra ndërkombëtare e Transparency International.
“Qëllimi i kyçjes do të jetë të përmirësohet puna e institucioneve nga mbrojtja dhe siguria e Republikës së Maqedonisë, të përforcohet agjenda e tyre për antikorrupsion dhe në këtë mënyrë të rritet besimi në to”, theksohet në kumtesë.
Njëherit, theksohet se disa prej vendeve nga rajoni siç janë Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina tashmë janë kyçur në indeksin për antikorrupsion të Transparency International, por për fat të keq kjo nuk ka qenë rast me Republikën e Maqedonisë.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë me këto hapa e theksojnë vullnetin e tyre politik për transparencë më të madhe, përgjegjësi dhe luftë të vërtetë me korrupsionin”, thonë nga MM. s