Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot do të realizojë takim pune me përfaqësues të organizatave qytetare, ekspertë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe nga shoqata dhe asociacione të mediave.
Në takim do të bisedohet për propozimin për reforma urgjente demokratike, posaçërisht në kapitullin që ka të bëjë me administratën publike, si dhe për propozimet e faktorëve relevantë. Do të hapet edhe diskutim për format e mundshme për bashkëpunim të mëtejshëm mes shoqërisë qytetare nga njëra dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike nga ana tjetër.(koha.mk)