Mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes
Maqedonisë dhe Malit të Zi ishte temë e takimit të ministrit të angazhuar për rregulloren e përmirësimit të klimës investuese për kompanitë vendore Zoran Shapuriq me ministrin e Transportit dhe Marinës të Malit të Zi, Osman Nurkoviq.
Siç informuan sot nga Kabineti i ministrit, Shapuriq e ka informuar ministrin malazez për masat dhe aktivitetet që i ndërmerr Qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, si dhe për t’u bërë anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Të dy ministrat janë dakorduar se perspektivat euroatlantike janë alternativa e vetme për të dy vendet dhe se ato kontribuojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, transportit dhe komunikacionit, ndërtimtarisë, arsimit dhe kulturës të vendeve në rajon, si dhe për stabilitetin e rajonit.
Nurkoviq ka shprehur kënaqësinë për kthimin e Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike lokale.
Pas takimit të dy ministrat morën pjesë në panelin dedikuar nismës për lehtësimin e transportit në rajon “Free Cargo Region’”, i cili u mbajt në suaza të Samitit të gjashtë të 100 të liderëve të biznesit
në Evropën Juglindore, në Shkup.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Zbardhet ekzekutimi i Bujar Nasufit, konfirmohen dy porositësit! Vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të përfshirë edhe në vrasjen e Elis Rroshkodol
- ASH, Taravari: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij
- Shkolla e mesme e policisë do të fillojë shtatorin e ardhshëm, me dy vite gjimnazistët do të bëhen policë
- Doganierët ndalin kontrabandë ari në kufirin me Shqipërinë
- Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip
- Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së
- Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla
- Mot me diell me temperatura maksimale deri në 28 gradë celsius