Këshilli i protestuesve kundër EVN-së nuk ka arritur marrëveshje konkrete me përfaqësuesit e kësaj kompanie edhe pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e saj. Pas takimit i cili zgjati rreth 30 minuta, përfaqësuesi Arian Thaçi deklaroi se përfaqësuesit e kompanisë në këtë takim vetëm i kanë dhënë shpjegime dhe jo përgjigje.
“Shumica e tyre, 99 për qind të përgjigjeve janë shpjegime, nuk janë prëgjigje, shpjegohet se kujt i takon e drejta e çmimit të rrymës, për demonipolizimin e EVN-së, për sende të tjera që u takojn ë qytetarëve të RM-së. Kjo tregon edhe njëherë qartë se këto punë nuk i merr në përgjegjësi ti zgjidh EVN-ja edhe pse neve fakturat na vijnë në emër të EVN-së”, ka deklaruar Arian Thaçi, përfaqësues i protestuesve.
Në takimin e sotëm, Këshillit të protestuesve të Shkupit iu bashkëngjit edhe Këshilli i Tetovës. Tahir Abdullai deklaroi se tani do të veprojnë si një trup dhe fton edhe këshillet protestuese kundër EVN-së të qyteteve tjera tu bashkëngjiten.
“Ne tash do të punojmë si një trup, presim edhe këshillat nga qytetet tjerë që të jemi bashkë, se bashjkë shumë koka do të jetë më ndryshe se të shkojmë vetë si tetovarë. Ne do ta fitojmë këtë luftë, sepse me të vërtet na shkelet në buxhetin tonë”, ka thënë Tahir Abdullai, këshilli protestues kundër EVN, Tetovë.
Të pyetur nga gazetarët nëse do të drejtohen edhe te komisioni rregullator dhe institucionet tjera kompetente për çmimin e energjisë, ata deklaruan se qytetarëve fakturat i vijnë në emër të EVN-së dhe llogari do të kërkojnë vetëm nga kjo kompani. Ata njoftuan se protestën e radhës do ta mbajnë para përfaqësisë së EVN-së në qendër të Shkupit.
Takim mes EVN-së dhe Këshillit Protestues by tvshenjaofficial