Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Drejtorin e Lartë të NDI në vendin tonë, Robert Skot Hejzllet. Në këtë takim u bisedua lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe formimin e grupit të punës për këtë qëllim. Ministri Lloga u falënderua për bashkëpunimin dhe ndihmën nga ana e NDI, e cila do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me synim përparimin dhe demokratizimin e procesit zgjedhor në vendin tonë. Lloga e informoi z. Skot Hejzlet për përkushtimin që i tërë procesi të jetë gjithëpërfshirës, ndërsa zgjidhjet të miratohen me konsensus, duke i përfshirë vërejtjet dhe sugjerimet e partive politike, të ekspertëve dhe organizatave joqeveritare. Përfaqësuesit e NDI ishin të njoftuar se VMRO-DPMNE-së i jepet mundësia të propozojë kryesuesin e grupit punues.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Bllokimi i pagave, magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave Petrit Malaj
- Danimarka hap dyert për punëtorë nga 16 vende, mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
- Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
- Remzie Osmani feston ditëlindjen, burri ka një dedikim të veçantë për të
- Aksident i rëndë në Poloni, treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur
- Punonjësi humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike, Prokuroria Kukës procedon penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë
- Plotë nostalgji: Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980
- Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë



