Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me ambasadorët e Republikës së Austrisë në Athinë, Podgoricë,Sarajevë, Prishtinë, Beograd dhe Bruksel, të paraprirë nga dr. Klaus Vulfer, udhëheqës i Seksionit Ballkani Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja
e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, mr. Renate Kobler. Xhaferi, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur kënaqësi për takimin në këtë moment më të volitshëm për vendin që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe ti zbatojë vlerat evropiane të cilat para së gjithash janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e saj. Republika e Maqedonisë
tejkaloi sfida shumë të vështira në periudhën e kaluar por, përsëri vendi arriti të kthehet në rrugën e vet eurointegruese dhe të punojë me përkushtim në obligimet që rrjedhin nga integrimet euroatlantike.
Ai, i informoi të pranishmit për aktivitetet e ndërmarra nga Plani 3-6-9 i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pjesën për Kuvendin dhe tha se janë në fazën e rrumbullakimit. Në fushën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë është ratifikuar në të dy parlamentet dhe i njëjti ka hy në fuqi a ka edhe intensifikim të komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë rreth gjetjes së zgjidhjes për dallimet që Greqia i ka në drejtim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Vulfer, duke u falënderuar për realizimin e takimit, theksoi se Delegacioni është në vizitë të rajonit me qëllim që të informohet më mirë për ngjarjet aktuale në vigjilje të kryesimit austriak me Këshillin e BEsë prej në korrik këtë vit. Ai i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe lidhjet e fuqishme shumëvjeçare të cilat ekzistojnë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë dhe se me përkushtim të veçantë i përcjellin ndodhitë aktuale në vend.
Me këtë rast, duke e përuruar kryetarin Xhaferi për mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i uroi fat në gjetjen e modaliteteve dhe zgjidhjeve për dialog me opozitën. Vulfer nënvizoi se fokusi në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane do të mbesë i pandryshuar, për arsye se Austria dhe Evropa më gjerë, dëshirojnë rajon të sigurt, stabil dhe prosperues dhe në kuadër të kryesimit me Treshin, nëpërmjet Deklaratës, dëshirojnë që edhe njëherë ta konfirmojnë ardhmërinë evropiane të vendeve në rajon.
Në fund, kryetari i Kuvendit ja shprehur pritje se Raporti i Komisionit Evropian për progresin në mars të këtij viti 2017, do e vlerësojë në mënyrë pozitive përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe do të përmbajë rekomandim të qartë, të pakushtëzuar, me pritje se deri në fund të vitit 2018, do të fitohet edhe datë për negocijata për anëtarësim në BE.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror
- Me investim prej mbi një miliard euro në energjetikë në vend hyn grupacioni turk “Kazançi Hollding”
- Zulohet identiteti i gruas së dytë të Feros – ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën
- Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, diplomati Nesho: Kancelar që do sjellë koalicion të qëndrueshëm, një person vizionar
- Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti takohet me eurodeputetin Thomas Waitz
- Presidentja Siljanovska – Davkova u takua me përfaqësues të FMN-së
- Ali Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz
- Kurti dhe ambasadori finlandez shqyrtojnë të ardhmen e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit