Tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot është mbajtur takim koordinues i cili takim sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në takim ka munguar përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.
Oliver Spasovski nga LSDM, Ejup Alimi nga BDI, Vesel Memedi nga ‘Aleanca për Shqiptarët’, Bardhyl Dauti nga PDSH, Afrim Gashi nga BESA me kryeparlamentarin kanë dakorduar renditjen e fjalimeve të përfaqësuesve të partive pas fjalimit të mandatarit.
Sipas Rregullores për punë në Kuvend, mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për Qeverinë para deputetëve.
Në lidhje me programin dhe përbërjen e qeverisë, Kuvendi debaton më së shumti dy ditë. Renditjen e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në diskutimin e cakton kryetari i Kuvendit në mënyrë që sguron pjesëmarrje në diskutim deputetëve të partive të ndryshme që përfaqësohen në Kuvend, qëndron në Rregulloren.

