Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministri Oliver Spasovski dhe Drejtori i Byrosë për Sigurisë Publike Sasho Tasevski realizuan një takim pune me drejtoreshën Sllavica Kutirov dhe përfaqësues të Drejtorisë së Doganave.
Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Kutirov e informoi ministrin Spasovski për funksionimin e suksesshëm të ndërveprimit, gjegjësisht shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave midis dy institucioneve, i cili është thelbësor, veçanërisht në vendkalimet kufitare.
Gjatë takimit u bisedua edhe për kushtet për importimin e automjeteve nga jashtë, ku privilegji ligjor për 50% të taksave doganore përfundon më 21.06.2021, dhe çdo automjet që është importuar më parë dhe për të cilin doganat janë paguar, nëse nuk është i regjistruar brenda atij afati duhet parashtrohet kërkesë për një pagesë shtesë të taksave doganore që të mund automjeti të regjistrohet.
Në takim u theksua nevoja për të bërë ndryshime në Ligjin për Drejtorinë e Doganave, me qëllim të punës më efektive të Sektorit të ri për Masa Hetimore Speciale, duke kërkuar mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme në zbatimin e risive dhe në përgjithësi në funksionimin e përgjithshëm të këtij sektori që do të lidhet ngushtë me punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski kërkoi nga Drejtoria e Doganave që të rrisë numrin e punonjësve doganorë në vendkalimet kufitare, veçanërisht kur ka frekuencë më të lartë, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes policisë dhe punonjësve të doganave për koordinim dhe shkëmbim më të mirë të informacionit, e me këtë edheluftën më të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit përmes veprimeve të përbashkëta. Spasovski theksoi nevojën për rinovimin dhe sanimin e pikave kufitare dhe objekteve doganore kufitare, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës, dhe kështu modernizimit të pikave kufitare të Maqedonisë, dhe ndër të tjera u bisedua edhe për përforcimin e One Stop Shop në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Ministri Spasovski theksoi se në periudhën e ardhshme është e nevojshme të intensifikohen investimet në kushtet materiale dhe teknike, sepse vetëm me nëpunës të motivuar mund të përmirësohet më tej funksionimi i vendkalimeve kufitare dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Maqedonia e Veriut – pa integrim, pa barazi
- Gradsko-Prilep ishte një nga projektet më të ndërlikuara inxhinierike ndonjëherë, zbulon Nikolloski
- VIDEO/ Laboratori i falsifikimit në Tiranë! Pas dollapit të rrobave fshihej dhoma ku krijoheshin pasaporta për 20 mijë euro
- Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut
- Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike, s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes!
- EMRAT/ Falsifikonin pasaporta për kalime të paligjshme drejt BE e SHBA! Në pranga babë e bir, procedohet bashkëpunëtori
- Kompania zvicerane punëson robot – prodhon këpucë për 3 minuta dhe zëvendëson 300 punëtorë
- VLEN mirëpret mërgatën: Me “One Stop Shop” në Tabanoc, vendlindja më afër se kurrë