Në autostradën A1 të Korridorit 10 sot janë vendosur tabelat e reja me emrin e ri “Miqësia”. Ekipet e ndërmarrjes së Rrugëve kanë montuar tabelat e reja, pas vendimit të Qeverisë për emërtimin e kësaj route me emrin “Miqësia” në shenjë të miqësisë së mirë me Greqinë. Këto tabela do të vendosen në tërë autostradën që më parë ishte pagëzuar “Aleksandri i madh” nga kufiri Tabanoc me Serbinë deri në kufirin jugor me Greqinë.
Qeveria nga mesi i muajit të kaluar vendosi ndryshimin e emrit të autostradës, por edhe të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Por në aeroport ende nuk ështëvendosur mbishkrimi me emrin e ri, derisa mbrëmë ishte larguar përmendorja e Aleksandrit e vendosur në brendi të aeroportit./IBNA