Komuna e Gostivarit fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit që të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, me rastin e tërmetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së martë, ku përveç dëmeve materiale, kjo tragjedi morri edhe viktima në njerëz dhe shkaktoi qindra të lënduar.
Në shenjë respekti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ndihmat tuaja mund të dorëzohen në hapësirat e Njësisë teritoriale të zjarrfikësve në Gostivar edhe atë në formë të:
– Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i konzervuar, detergjent, dhe preparate higjienike
– Batanije
– Thasë/Dyshekë për fjetje
– Çarçafë dhe jastëkë
– Ilaçe
– Tenda për akomodim të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona
– Pako të ndihmës së parë Aksioni i grumbullimit të ndihmave fillon nesër, ditë e mërkurë 27.11.2019 në ora 08:00 deri ditën e enjte 28.11.2019, ora 12:00.