Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë më të lehtë për qytetet dhe shtetet largimin e njerëzve të pastrehë nga rrugët.
Urdhri u kërkon zyrtarëve federalë të “përshpejtojnë grantet për shtetet dhe bashkitë që zbatojnë ndalimet për përdorimin e hapur të drogës së paligjshme, kampingun dhe endjen në qytete, përvetësimin e pronave të paligjshme në qytete, si dhe të gjurmojnë vendndodhjen e abuzuesve seksualë”.
Gjithashtu urdhri do të ridrejtojë fondet federale drejt “programeve që trajtojnë abuzimin me substancat”. Shtëpia e Bardhë tha se qëllimi është të largohen “individët endacakë nga rrugët”.
Qendra Kombëtare Ligjore për të Pastrehët (NHLC) me seli në Uashington e kritikoi urdhrin, duke pretenduar se masa nuk bën mjaftueshëm për të adresuar shkaqet e tjera dhe mund të vërë në rrezik më shumë njerëz.