“Kemi humbur sepse kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e parë. Kemi pësuar dy gola të hershëm dhe kemi paguar çmim të lartë për këtë. Është nivel shumë i lartë ky ku luajmë. Vitin e kaluar jemi kualifikuar në Euro 2024 duke fituar grupin. Tani jemi në vendin e katërt. Nuk besoj që kemi bërë diçka keq. Mendoj se është diçka që u takon të gjithëve. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gola të hershëm. Duhet të përmirësohemi, të rritemi.
Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë modulin e lojës, por të ekulibrojmë skuadrën. Kemi luajtur me skema të ndryshme dhe moduli ka ndryshuar vazhdimisht. Ne kemi alternativa, mund të luajmë me sulmues të dytë. Janë gjëra që duhet t’i përmirësojmë.
Jasir Asani kishte një problem të vogël në ndeshjen me Çekinë. Ushtrojë fillimisht vetmas dhe më pas u bashkua me skuadrën. Pasi kam diskutuar me mjekun dhe me lojtarin, që tha se është gati, u vendos që të aktivizohet nga fillimi.
Sa i takon Dakut, ishte zgjedhje taktike pasi ishte e vështirë të merrnim topin dhe të dilnim përpara me një lojtarë të fortë. Vendosëm për Uzunin që luan më mirë në hapësirë”