Kombëtarja kuqezi nuk ia del në ndeshjen e parë në shtëpi të Ligës së Kombeve. Ndaj kundërshtarit ndoshta më të vështirë në grup, Gjeorgjisë, kuqezinjtë humbën 1-0. Një disfatë që i zhgënjen të gjithë, sidomos tifozët që e mbushën plot e përplot “Arena Kombëtare”, edhe pse trajneri Sylvinho nuk e bën dramë:
“Këto ndeshje janë 50 me 50, mjaft të vështira, ekipi që pëson gol e humbet ndeshjen. Me një Gjeorgji të tillë është e vështirë të barazosh. Ata kanë lojtarë të shpejtë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Çekinë. Kemi stile të ngjashme loje. Taktikisht kemi qenë shumë të ngjashëm.
Teknikisht është shumë e vështirë të reagosh kur pëson gol. E tillë ishte ndeshja. Edhe për ata ishte e vështirë. Gjeorgjianët kanë mesfushë të mirë, Kvara ka cilësi të larta. Në aspektin taktik stërviten shumë mirë. Meritë ka edhe trajneri Sanjol, që ka bërë një punë të mirë.
Rezultati më i mirë i mundshëm do të ishte barazimi. Ne jemi skuadër që luftojmë shumë deri në limite. Nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve, sepse dhanë maksimumin. Sakrifikojmë shumë, kemi shpenzuar shumë energji. Rezultati më i mirë do të ishte barazimi.
As Seferi dhe as Uzuni nuk janë sulmues qendrorë, por Seferi e bën më mirë këtë rol në raste të tilla. Në varësi të karakteristikave të lojtarëve bëmë këto zgjedhje. Nuk kishte shumë hapësira për Uzunin, ndaj aktivizuam Seferin.
Për fat të keq humbëm me një gol. Asllani po luan shumë mirë. Është një lojtar i një niveli të lartë. E pret një karrierë shumë e mirë. Hoxha është një lojtar për të cilin është folur nga jashtë që duhet të luajë. Çdo lojtar ka një rritje natyrale. Është ndryshe kur hyn në fushë nga fillimi. Sot luajti mirë, provoi 2-3 gjuajtje. Kemi fituar një ndeshje dhe kemi humbur një. Në tetor duhet të rrimë në garë, ndërsa në nëntor duhet ta fitojmë grupin”.