10 April
Gjykata Supreme ka caktuar për nesër seancë të përgjithshme ku do të shqyrtohen 17 ankesa për sistemimin e ri në Gjykatën Penale, që e përgatiti ushtruesi i detyrës kryetar, Stojançe Ribarev. Mospajtimet e disa nga gjykatësit në Gjykatën Themelore Shkup vijnë pasi sistemimi i ri është identik me atë të ish u.d kryetares, Tatjana Mihajlova e cila dha dorëheqje pasi Gjykata Supreme i pranoi thuajse të gjitha ankesat e kolegëve të saj. Një pjesë e gjykatësve ende nuk kanë përgjigje për ankesat e para, ndërsa Gjykata më e lartë tani do të merr vendim për 17 ankesa të tjera. Pakënaqësia në Gjykatën Penale u paraqit pasi disa gjykatës që janë pjesë e bombave ose kërkohet vërtetim për përgjegjësinë e tyre për veprim joprofesional, janë vendosur në pozita që të marrin vendime për thuajse të gjitha kërkesat e Prokurorisë Speciale pranë kësaj gjykate.
Alsat-M