Maqedonia është në presion direkt nga autoritetet ruse për t’u larguar nga Perëndimi ose të “përballët me masat ndëshkimore”, ka zbuluar media britanike “The Sunday Times”.
Në shenjë për ngritjen e ndikimit të Kremlinit në Ballkan, anëtarë të qeverisë së Maqedonisë punojnë sipas kërkesave të ambasadorit rus në Shkup dhe ky i fundit më pas zhvendos besnikërinë e Shkupit në Moskë.
“Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë,” por Maqedonia nuk “mund të mbijetojë pa Rusinë,” tha ambasadori Oleg Shcherbak.
Moska zyrtarisht mbështet qeverisjen 11 vjeçare të OBRM, e cila ka refuzuar të pranojë ndryshimin e pushtetit përkundër shumicës parlamentare, përcjell “Botasot“.
Kjo mund të sjellë kursin më pro-rus të partisë së Nikola Gruevskit.
“Çfarë ka ndodhur vitin e fundit në Malin e Zi, tani skenari i njëjti po ndodh në Maqedoni, vetëm rusët mbështesin qeveritë pro-Kremlinit të cilët refuzojnë të japin dorëheqjen,” paralajmëroi një ministër malazez.