Alsat-M 2019-09-07T14:08:44+02:00
Sektori për punë të brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale A.B (43) nga Reçica e Madhe dhe vëllaut të tij L.B (40), për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale “dhunë”, njoftojnë nga MPB.
Ata dyshohen se mbrëmë në Repartin e dermatologjisë në Klinikën E Tetovës, fizikisht e kanë sulmuar mjekun A.E (45). Dy sulmuesit janë privuar nga lirua dhe mbajtur në stacionin policor të Tetovës.
Gjatë ditës së sotme pritet që të shqiptohet kallëzim kundër tyre./Alsat
Loading…



