Aleksandar Janevski, i njohur me nofkën “Toshta”, njëri nga pesë personat që u arrestuan sot nga policia për shkak të sulmit ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ka përfunduar në Klinikën e Kardiologjisë, shkruan sudstvo.mk.
Sipas informacioneve të këtij portali, Janevski sot vonë pasdite deri sa është marë në pyetje në Stacionin policor “Kisella Vodë” ëhstë ankuar se nuk ndjehet mirë, prandaj policia ka thirr ndihmën e shpejtë me të cilën është transferuar në Kardiologji, transmeton Gazeta Lajm.
Ende nuk dihet nëse atij i është konstatuar ndonjë problem real shëndetësor, mirëpo nëse konstatohet se nuk ka probleme shëndetësore, atëherë Janevski do të arrestohet për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e 27 prillit.
Ndryshe, pak më herët se të ndodhë ky rast, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami arritën marrëveshje për koalicionim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.