SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person nga Prilepi dhe një nga Manastiri të cilët kanë sulmuar një futbollist të Struga Trim Lum.
“Me datë 09.04.2025 në ora 18.40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri. Ata janë raportuar nga futbollisti i K.F. Struga Trim Lum, M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas ndeshjes së futbollit ndërmjet K.F. Shkëndija dhe K.F. Struga Trim Lum është sulmuar fizikisht në një automjet me targa të Prilepit.
Sipas raportimit, pasi që M.R. po dilte nga stadiumi, ka vënë re personin D.D., të cilin e kishte njohur që më parë, dhe i njëjti e ka thirrur në automjetin me të cilin ka qenë edhe I.A., pas së cilës është sulmuar fizikisht.
Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.