Një ushtar i lidhur në kokë dhe dy kolegë të tij që e mbajnë për krahu. Këto janë pamjet që janë regjistruar dje në kazermën “Ilinden” në Shkup dhe poligonin “Krivollak”, ku nuk ka ndodhur sulm i vërtetë, por njësiti special i ushtrisë “Renxherët” e ARM-së, me sukses realizuan stërvitje në kuadër të cilës eliminuan luftë armiqësore, çaktivizuan dhe u ballafaquan me mjete shpërthyese dhe u ndihmuan ushtarëve të plagosur nga sulmi i cili ndodhi në kuadër të aktiviteteve të stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë 13”, në të cilin u realizua rivlerësim i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik dhe çetës së renxherëve në pajtueshmëri me konceptin e NATO-s për aftësi operative – Niveli 2. Vonë mbrëmë ata ballafaqoheshin me sulm artilerik dhe nxirrnin të lënduar.
Siç njoftuan nga ARM-ja, çeta e renxherëve pas marshit të realizuar nga kazerma “Ilinden” në Shkup deri te poligoni i armatës “Krivollak”, u gjend në situatë që të reagojë ndaj kontaktit me elemente armiqësore, ndërsa menjëherë pastaj ballafaqoheshin me mjete të improvizuara shpërthyese dhe procedura me të lënduar dhe të plagosur.
Në të njëjtën kohë grupi i mesëm i batalionit këmbësorik pas vlerësimit të lokacioneve civile po lëvizë drejtë Krivollakut ku sot i presin detyra komplekse dhe të ndërlikuara.