Policia e Koçanit ka ngritur padi penale kundër V.K. (25) nga Koçani për shkak të sulmit ndaj infermieres S.S. (43).
Sulmi ka ndodhur më 19 mars të këtij vitit, kur në shkallët para Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjthshëm në Koçan, i akuzuari pa asnjë arsye ka filluar ta kërcënoj më jetë infermieren S.S. (43), transmeton Zhurnal.
Në një moment ai ka goditur në dritare e cila pasi është thyer një pjese nga ajo ka rënë mbi këmbën e S.S. duke i shkaktuar lëndime serioze.