Një gabim dhe një gjë të tmerrshme e ka konsideruar, Presidenti Donald Trump, sulmin e fundit rus që shkaktoi 34 viktima në qytetin verior të Ukrainës, Sumi.
Teksa po fliste me gazetarët nga avioni Air Force One, Trump tha se, “Unë mendoj se e gjithë lufta është një gjë e tmerrshme. Fillimi i asaj lufte është shpërdorim i pushtetit. Ky vend nuk do të kishte lejuar kurrë që ajo luftë të kishte filluar nëse unë do të isha president.”
“Kjo është lufta e Bidenit, kjo nuk është lufta ime”, shtoi Trump.
Më herët edhe liderët e BE e dënuan sulmin dhe kërkuan vendosjen e një armëpushimi sa më shpejt.
Klan News