Kryeminsitri Zoran Zaev dhe deputeti Vlatko Gjorçev sot nuk do të dëshmojnë në seancën gjyqësore për tentativë vrasje ndaj Zijadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar.
Zaev sot nuk mundet të paraqitet në Gjykatë për shkak të angazhimeve të punës, ndërsa ftesën e Gjorçevit e ka pranuar ndihmësja e shtëpisë së tij.
Përndryshe sot si provë shtesë në gjykatë do të prezantohen video-incizime nga ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.
Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës më 27 prill
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re dëgjimore për të akuzuarit në veprën tentim për vrasje ndaj Zijadin Selës. Gjatë seancës pritet që të lëshohet filmimi i ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Në seancën e kaluar u treguan filmimet e kamerave të sigurisë nga qendra e shtypit në Kuvend.