Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Teksa foli për projektet ushtarake, kryeministri përmendi dhe rastin e goditjes se News24 dhe bastisjes se zyrave dhe redaksisë të lajmeve.
Kryeministri Rama u përpoq të justifikonte këtë goditje, teksa tha se do të prodhojë dronë shqiptarë, të cilat do t’i shesë nëpër bote.
Teksa ceku çështjen e godinës se News24, gazetari Blendi Fevziu iu kthye ashpër teksa tha se për rastin e goditjes së medias, nuk mund të merrte dhe grabiste kompjuterat e gazetarëve .
Më tej drejtuesi i emisionit tha se marrëdhënien kontraktuale, shtetit nuk e ka me gazetarët të cilëve iu mohua e drejta për të ushtruar detyrën e tyre.
Ndërkohë që gazetarët u bllokuan të futen ne redaksi nga Policia Shtetit dhe ajo Ushtarake.
“Po flet për historinë e News24, nuk mund të marrësh dhe të grabisësh kompjuterët e gazetarëve.. Me godinën mund të kesh raporte kontraktuale por jo me gazetarët”, i tha Blendi Fevziu kryeministrit Rama.
Por Kryeministri u përpoq të justifikohej, duke thënë se i duhej godina për “Kayo-n”.
“Ça është kjo KAYO, e gjithë kjo është faza e lindjes së një, ose e rilindjes po të themi sepse kemi patur institucione ushtarake, por e shkatërruam. Jemi në fazën e rilindjes tonë ushtarake. Po të them që ne do prodhojmë dronët që do të mbrojnë hapësirën, këtu do të jemi në 2027. Do i prodhojmë këtu në Shqipëri”, tha Rama.
Kryeministri tha se Shqipëria do të eksportojë dronë “MADE IN ALBANIA”.
“Pranverën e 2027-ës do keni dronët Made in Albania me shqiponjën dhe flamur të kuq, të prodhuar këtu”, tha Rama.
Intervista e kryeministri Edi Rama në emisionin Opinion në Tv Klan
Rama: Pandemi dhe tërmeti na bënë një frenim, ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Në samitin e NATO-s, që është niveli më i lartë i sigurisë në botë, ne do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar.
Fevziu: Ne. Do e lëmë Trumpin në dorë në sigurinë e dronëve tonë? Merri më mirë Amerikën se do na fëlliqësh.
Rama: Mbaje mend. Se ti ke të mirën që e mban. Nuk bien dronët. Nuk do nisen me fjalët tona. Do prodhohen këtu. Këtu do prodhohen shumë gjëra Fevzi, por kur ndodh diçka që ka të bëjë me një godinë dhe kthehet në një histori për lirinë e fjalës, askush nuk thotë po mirë mo ça u duhet kjo godina, po kjo godina tjetër?
Fevziu: Po flet për historinë e Neës24, nuk mund të marrësh dhe të grabisësh kompjuterët e gazetarëve.
Rama: Po lëre mo lëre.
Fevziu: Me godinën mund të kesh raporte kontraktuale por jo me gazetarët.
Rama: Nuk ka lidhje kjo. Asgjë nuk është grabitur. Ça u duhet kjo godina, po kjo godina tjetër? Ça është kjo KAYO, e gjithë kjo është faza e lindjes së një, ose e rilindjes po të themi sepse kemi patur institucione ushtarake, por e shkatërruam. Jemi në fazën e rilindjes tonë ushtarake. Po të them që ne do prodhojmë dronët që do të mbrojnë hapësirën, këtu do të jemi në 2027. Do i prodhojmë këtu në Shqipëri.
Fevziu: Ku do i prodhoni?
Rama: Në Shqipëri. Ne do të eksportojmë dronë Fevzi. Mbaje mend, MADE IN ALBANIA. Natyrisht që ne do ti bëjmë këto me partnerë, nuk diskutohet. Por ama , pranverën e 2027 do keni dronët Made in Albania me shqiponjën dhe flamur të kuq, të prodhuar këtu. Ne do prodhojmë autobusët e shkollave, fëmijët tanë do shkojnë
Fevziu: Ka më pak studentë.
Rama: Sot që flasim ne kemi çerek milioni fëmijë dhe nxënës. Ti lëmë pa shkollë këta. Do t’i prodhojmë këtu në Shqipëri autobusat e shkollave gjatë këtij mandati që nis. Ne do prodhojmë makinat tona ushtarake do ti shesim botës makina ushtarake.