Lideri i PLD-së, Goran Milevski, thotë se incidenti i mbrëmshëm ndaj tij është akt i turpshëm dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të penguar rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë. /FLAKA/
Në një intervistë për Makfax dhe A1 On, Milevski thotë se kjo rrugë nuk mund të ndërpritet edhe me eliminimin eventual të tij. Ai dyshon se sulmi me shumë gjasë ka lidhje me votën pro ligjit të gjuhëve në kuvend.
“Deri te kjo situatë solli klima e përgjithshme e krijuar për ne deputetët. Nëse sulmi vërtet është për shkak të Ligjit të gjuhëve, porosis sulmuesin se as mua e as kolegët e tjerë sulme të tilla nuk do të na hamendësojnë nga arritja e qëllimit tonë kryesor. Edhe sikur të na eliminojnë, politikën tonë do ta vazhdojnë të tjerët. Intenca jonë është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe sulmet e tilla nuk do na lëkundin që të mos e realizojmë këtë agjendë. Agjendat tona strategjike janë më të rëndësishme se veprimet e individëve. Duhet të flasim me argumente e jo fizikisht t’i qërojmë hesapet. Nëse deputetët nuk janë të sigurtë, as qytetarët nuk janë të sigurt”,- deklaroi kryetari i PLD-së, Goran Milevski.