Kryeministri Zoran Zaev tha se e dënon sulmin ndaj ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai tha se lidhur me rastin është informuar nga ministri i MPB-së Oliver Spasovski.
“E dënoj mënyrën e tillë të veprimit, nuk i di detajet, e dimë se bëhet fjalë për një person fizik, i cili në mënyrë të drejtpërdrejt ka shtënën ndaj Todorovit. Por e dënoj plotësisht mënyrën e tillë. Më vjen mirë që është i sigurt ish ministri Nikolla Todorov për shkak se ne jemi njerëz duhet t ndihmohemi dhe nuk duhet të dërgojmë porosi të tilla, dhe shpresojmë që të mos përsëritet diçka e padëshirueshme”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.