Përçarjet në BDI ditëve të fundit eskaluan deri në atë shkallë ku Musa Xhaferi njëri nga protagonistët dhe kryesorët e “Grupit të zjarrit” kërcënoi Ali Ahmetin me luftë brenda BDI-së nëse ky nuk i shkarkon ministrat. Për analistin Arben Llalla kërcënimet e tilla nuk çojnë peshë pasi figura e Xhaferit nuk ka kredibilitet as tek votuesit e as tek BDI-ja.
Ai më tej thotë se Musa Xhaferi duhet ti bashkohet Lëvizjes BESA, pasi në 2021 doli kunër BDI-së në Kërçovë, dhe sot kemi Fatmir Limanin në BESA e ky i fundit ka pasur mbështetje të madhe nga Musa Xhaferi.
“Musa Xhaferi bën mirë ti bashkangjitet Lëvizjes BESA, se atje mund ta gjeje vetveten e them edhe një herë nuk ka potencial shoqëror, potencial trup votues të formojë parti. Nuk ka edhe kapacitete intelektuale në fushën e politikës. Ai në zgjedhjet lokale ishte kundër Fatmir Deharit dhe ju bashkangjit Fatmir Limanit. Pasi Fatmir Limani është bashkangjitur Lëvizjes BESA dhe ky si bishtprapashtese edhe Musa Xhaferi me intrigat e tij Lëvizjes BESA” tha Lalla.
Në lidhje pas përçarjes a mund të hapet parti e re nga “grupi i zjarrit”, Llalla nuk mendon se ky grup do të hap parti të re, pasi Izet Mexhiti dhe Blerim Bexhetit do të mbeten në BDI , por BDI-ja do të ketë tkurrje.