Efektivët e policisë të cilët ruajnë konsullatën e Turqisë në Selanik, janë sulmuar me koktej molotov, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup me maska kanë hedhur koktej molotovi ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë.
Si pasojë e djegies së kësaj lënde plasëse nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.