Sulm me thikë në tren, 10 të lënduar në Tokio

Sulm me thikë në tren, 10 të lënduar në Tokio

Një burrë ka sulmuar me thikë të paktën 10 persona në një tren në Tokio.

Sulmuesi, i identifikuar vetëm si një burrë rreth të 20-ave, u arrestua në vend dhe po hetohej me dyshimin për tentativë vrasje, tha NHK.

Zyrtarët e policisë së Tokios thanë se sulmi ndodhi brenda trenit Keio pranë stacionit Kokuryo, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet televizive treguan një numër të zjarrfikësve, zyrtarëve të policisë dhe ndihmësve që po shpëtonin pasagjerët, shumë prej të cilëve u arratisën përmes dritareve të trenit.

Sulmi ishte i dyti që përfshin një thikë në një tren të Tokios në dy muaj.

I dyshuari më vonë i tha policisë se donte të sulmonte gratë që dukeshin të lumtura