Ueb faqja e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë është çkyçur për shkak se ishte cak i një sulmi kibernetik nga hakerët.
Siç njoftohet për shkak se shërbimet kompetente kanë filluar të punojnë për të konstatuar faktet dhe për përmirësimin e sigurisë së ueb-faqes, e njëjta është jashtë përdorimit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ueb-faqja ka qenë informative dhe se në të nuk ka pasur baza të të dhënave.
Sigurojnë se nuk ka vend për shqetësime për shkak se të dhënat janë të mbrojtura, kurse rasti hetohet nga MPB-ja dhe Agjencia e Komunikimeve Elektronike.