Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në konferencë për media, tha se interpelanca për Ilire Dautin, nuk nënkupton shkarkimin e saj automatikisht dhe se ajo vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për politik sociale, demografi dhe rini.
“Kjo situatë varet nga vullneti i saj. Mund të ketë rast që ajo vet të jep dorëheqje, por vendimi është i saj. Votimi i interpelancës nuk nënkupton shkarkimin e saj. Për shkarkimin e saj do të duhet të ndjeket procedurë tjetër këtë shumë e mirë e sqaruan edhe kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe Ilire Dauti vazhdon të mbetet kryetare e këtij komisioni, derisa nuk ngritet ndonjë procedurë tjetër ashtu sic e përcakton rregullorja e punës së Kuvendit të RMV-së”, tha Sulejmani, raporton SHENJA.
Data 15.07.2025
Aktuale
- VIDEO/ Zaptuan hapësirën publike me blloqe betoni! Arrestohet 67-vjeçari, procedohet penalisht i biri në Tiranë
- Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës
- Snopçe: Maqedonia nën ndikimin e “botës serbe” – hap pas drejtë integrimit evropian
- QMK: Aktive gjashtë zjarre, janë shuar tre
- Rama në Bavari: Europa, shtëpia jonë e përbashkët, po përballet sërish me frikën dhe armët! Muzika si akt rezistence ndaj cinizmit
- Berisha: Farsa elektorale e 11 Majit, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh
- Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
- Mickoski: Raporti i GREKO-s konfirmon se Maqedonia po e braktis epokën e drejtësisë selektive dhe paprekshmërisë politike