Në orët mëngjesit të hershëm Klinika e Urologjisë e përfundoi edhe transplantimin e dytë nga dy transplantet e veshkave, pasi familja e një djali të ri që humbi jetën nga dëmtimi cerebral pranoi t’i dononin organet e tij të shtunën vonë në mbrëmje, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Përveç veshkave, ekipi i Klinikës Ortopedike ka kryer edhe implantimin e indit kockor.
“Falënderime familjes që në momentet më të vështira vendosën të ndihmojnë dhe të shpëtojnë jetë të të tjerëve. Ne e ndajmë dhimbjen e tyre, e respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë për atë që kanë bërë. Dy pacientë të rinj, me sëmundje të veshkave, që ishin në dializë, patën mundësi për një jetë të re. Disa pacientë të tjerë me sëmundje malinje dhe lëndime traumatike, që po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë, do të kenë mundësi që në javët në vijim të kenë implante kockash të shëndetshme. Falënderime për koordinatoren Nacionale të Transplantit, dr.Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit që e drejtuan gjithë procesin në këto dy ditë, si dhe Personelin mjekësor të klinikave të Urologjisë, Nefrologjisë, Transfuziologjisë, KARIL-it, Ortopedisë, Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë e Radiografisë, të cilët dhanë kontribut të madh në gjithë këtë proces”, shkruan ministri Sali.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Meta lançon chatbot të ri: mesazhe private që mund të shohim në aplikacionet e njohura
- LAMM: Fluks i shtuar në vendkalimet kufitare, pritje deri në 40 minuta për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut
- I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- Temperatura deri në 40 gradë, ditë ideale për të shkuar në plazh me të dashurit tuaj! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
- Rrëzohet aeroplani në Austri, të paktën katër të vdekur
- Shitjet e Apple në Kinë arrijnë një rritje surprizë pas dy vjetësh stagnimi
- FOTO+ VIDEO/ Qindra pushues në “Prestige Resort” shijojnë sezonin veror mes relaksit, argëtimit dhe luksit në detaj